Telegrafi

Sulmohet një person në Mitrovicë

Një person është sulmuar nga një person tjetër, duke u goditur me kondak të pistoletës.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:10 tek parku i qytetit, në Mitrovicë.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/