Dy persona janë arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit kanë rrahur një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:00 në fshatin Drenoc, në Klinë.
Siç thuhet në njoftim, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë rrahur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/