Një person ka pësuar lëndime trupore pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:20 në rrugën “Sadik Stavileci”, Gjakovë.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
“Rr. ‘Sadik Stavileci’, Gjakovë 21.01.2019 – 19:20. Viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/