Telegrafi

Sulmohet një person në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:03 në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet tutje në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.  Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/