Telegrafi

Sulmohet një mjek dhe kanosen dy zyrtarë policor në Spitalin e Pejës

Një mjek dhe dy zyrtarë policor janë sulmuar gjatë të martës mbrëma në Spitalin e Pejës.

I njëjti ishte nën ndikim të alkoolit, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 20:10, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Pejë, 06.10.2020-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nën ndikim te alkoolit ne Spitalin e Pejës ka sulmuar doktorin-viktimën mashkull kosovar dhe  ka kanosur dy zyrtaret policor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/