Një punëtor i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga një i burgosur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:15 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Rr. Ibrahim Lutfiu, Prizren 20.11.2023 – 11:15. Viktima mashkull kosovar, punëtor i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është në këtë qendër në mbajtje nga data 17.11.2023. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari”, thuhet në raport. /Telegrafi/