Një person, shtetas i Shqipërisë është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar një femër, me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:10, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/