Një femër ka njoftuar se tre persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj duke e sulmuar fizikisht si dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 02:35 në rrugën “Kadri Minushi”, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se tre persona të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj duke e sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/