Një doktoreshë është sulmuar ditën e premte në fshatin Janjevë të Lipjanit.
Policia njofton se ajo është sulmuar nga një pacient, pasi nuk i ka lëshuar një dokument.
“I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Telegrafi/