Telegrafi

Sulmohet një burrë në Prishtinë, detyrohet të marr trajtim mjekësor

Mbrëmë në Prishtinë, në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, në ora 19:33, janë arrestuar dy meshkuj, të cilët pas një mosmarrëveshje për vend parkim, kanë sulmuar një burrë, duke i shkaktuar lëndim trupor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK dhe pas intervistimit është liruar.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, pushkë gjuetie e përdorur në rast, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë kalibër i panjohur. Me vendimin e prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër lirohet në shtëpi”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/