Telegrafi

Sulmohet një i burgosur në Burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është raportuar se është sulmuar fizikisht një i burgosur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën pas mesditës, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Qendra Korrektuese, Dubravë, 11.01.2022-13:50. Me 12.01.2022 është raportuar se në ambientin e  qendrës, pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar(të burgosur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë se një i burgosur është sulmuar nga dy të burgosur të tjerë të cilët pas rastit janë veçuar.

Ndërkaq, i lënduari është trajtuar nga mjeku kujdestar.

“Një i burgosur është sulmuar fizikisht nga dy të burgosur të tjerë, i menjëhershëm ka qene reagimi i stafit, i cili i ka ndarë dhe ka marr situatën nën kontroll. I lënduarit është trajtuar nga mjeku kujdestarë, dy te burgosurit tjerë janë veçuar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi. /Telegrafi/