Telegrafi

Sulmohet nga toka, mediat ruse thonë se aeroplani luftarak shpëtoi nga rrëzimi! (Video)

Një video e asaj që duket të jetë një avion bombardues rus Su-25 duke u sulmuar nga toka është publikuar në internet.

Pamjet, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë publikuar të enjten nga qendra pro-rebele Edlib Media (EMC).

Siç thuhet më tej, pamjet tregojnë momentin kur grupi militant Jaysh Al-Nasr duke u përpjekur dhe duke dështuar të rrëzojnë një avion luftarak Su-25 diku rreth një fshati në Idlib.

Gjithsesi, së paku sipas mediave ruse, ata nuk kanë mundur të bëjnë një gjë të tillë, përkatësisht të rrëzojnë aeroplanin. /Telegrafi/