Telegrafi

Sulmohet nga peshkaqeni derisa po bënte ‘surf’ në dallgë, ndërron jetë 17-vjeçari nga Australia

Një i ri nga Australia ndërroi jetë, pasi u sulmua brutalisht nga një peshkaqen në qytetin e Coffs Harbour.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja ndodhi në plazhin e Wooli Beach, afër Grafton, ku 17 vjeçari po bënte ‘surf’ në dallgë gjatë mesditës.

Pas këtij incidenti, shumë prej sërfistëve në plazh nxituan për t’i dalë në ndihmë adoleshentit, teksa e nxorën atë në breg.

I riu pësoi lëndime të rënda në këmbë, dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, përkundër përpjekjeve nga shërbimi i urgjencës. /Telegrafi/