Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rastet e dhunës janë paraqitur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kaçanik, Pejë e Malishevë.
Raporti i plotë i Policisë:
Prishtinë 03.07.2024 – 07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare (ortakja e saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 03.07.2024 – 21:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kaçanik 02.07.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 03.07.2024 – 00:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga babi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. I dyshuari gjendet në arrati.
Malishevë 01.07.2024 – 18:30. Më 03.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës shtetase e Shqipërisë. Viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/