Një person ka raportuar në Polici se derisa kishte qenë me veturë së bashku me familjaret e tij në qytetin e Lipjanit, ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar dhe pasi intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/