Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte, nga një i dyshuar i panjohur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, të martën në ora 18:00.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkaq rasti shkon në procedurë hetimore. /Telegrafi/