Konsulli i Kosovës në Strasburg, Edon Cana ka bërë të ditur se gjatë vikendit është sulmuar konsullata e përgjithshme në Strasburg.
Cana bëri të ditur se po ashtu është vjedhur flamuri i Kosovës si dhe është shkatërruar stema e shtetit.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Gjate vikendit eshte sulmuar Konsullata Pergjithshme ne Strasbourg dhe eshte vjedhur Flamuri i Republikes dhe eshte shkaterruar Stema e Shtetit.
Simbolet e Shtetit te Kosoves i pengojn armiqeve tane!
Duke i falenderuar autoritetet Franceze per mbeshtetjen e tyre jemi te bindur se mbas forenzikes se bere sulmuesit shpejt do te gjinden”. (sic). /Telegrafi/