Telegrafi

Sulmohet me koktej molotovi një lokal në veri të Mitrovicës

Pastiçeria “Sharr” në veri të Mitrovicës është sulmuar me koktej molotovi mbrëmë pas mesnate.

Persona të panjohur kanë thyer xhamin në derën e lokalit dhe kanë hedhur koktej molotovi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Rreth orës 03:30 ka pasur tentim zjarrvënie në veri të Mitrovicës. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.

Ndryshe, ditë më parë në të njëjtin lokal kishte qëndruar për pak kohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, gjatë një vizite që kishte bërë në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/