Gjyqtari anësor Meriton Berisha është sulmuar me tu mbyllur ndeshja Gjilani – Llapi.
Ndeshja u mbyllur 3-0 në të mirë të vendasve, që e dominuan takimin nga fillimi në fund.
Por as fitorja e thellë nuk iu ka mjaftuar gjilanasve, që pas ndeshjes e kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin Meriton Berisha, shkruan Telegrafi.
Ai është sulmuar rrugës për në zhveshtore kur u mbyll takimi nga tre persona.
Në javën e fundit ka pasur kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve nga drejtues të klubeve, madje duke akuzuar edhe me shit-blerje të ndeshjeve për shuma të konsiderueshme. /Telegrafi/