Telegrafi

Sulmohet fizikisht zyrtari i KEDS-it, në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar të KEDS-it, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00 në fshatin Fshaj, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar zyrtarin e KEDS-it, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me urdhër të prokurorit është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport. /Telegrafi/