Telegrafi

Sulmohet fizikisht U.D drejtori i minierës në Stan Tërg, intervistohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Në zyrën e tij të punës, është sulmuar fizikisht të enjten ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:00, ankuesi M/K/Sh, ka raportuar se në vendin e tij të punës në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari M/K/Sh”, ka thënë Zahiti.

Ai tutje ka bërë të ditur se viktima ka kërkuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar. /Telegrafi/