Në zyrën e tij të punës, është sulmuar fizikisht të enjten ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 11:00, ankuesi M/K/Sh, ka raportuar se në vendin e tij të punës në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari M/K/Sh”, ka thënë Zahiti.
Ai tutje ka bërë të ditur se viktima ka kërkuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar. /Telegrafi/