Site icon Telegrafi

Sulmohet fizikisht një shofer i autoambulancës në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një shofer i ndihmës së shpejtë derisa ishte duke e zbritur një pacient nga autoambulanca në repartin e Infektivës është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:10 në rrugën “UÇK”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, viktima posedon raport mjekësor ndërsa njësiti policor është duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar, vozitës i ndihmës së shpejtë, ka raportuar se deri sa ishte duke e zbritur një pacient nga autoambulanca në repartin e Infektives, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i cili pas sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima posedon raport mjekësor ndërsa njësiti policor është duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version