Site icon Telegrafi

Sulmohet fizikisht një shtetase e huaj nga burri i saj

Foto: Ilustrim

Një shtetase e huaj është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Ankuesja femër shtetase e huaj raporton se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që  pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version