Një polic është sulmuar fizikisht ditën e premte në Vushtrri.
Policia njofton se dy persona kanë sulmuar policin duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.
“Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 23.08.2024-19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/