Site icon Telegrafi

Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është sulmuar ditën e shtunë në Prishtinë.

Në raportin e policisë thuhet se tre të dyshuar kanë sulmuar zyrtarin policor derisa ishte në detyrë, transmeton Telegrafi.

“Lagja e Spitalit, Prishtinë 06.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

 

Exit mobile version