Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare Merdare, pasi që i njëjti ka sulmuar një polic.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 11:50, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”./Telegrafi/