Telegrafi

Sulmohet fizikisht një person

Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00 në rrugën “De Rada”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/