Një person është arrestuar pasi ka sulmuar një person tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00 në rrugën “Hys Popova”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima gjendet në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të mirë.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndie të rënda trupore. Viktima gjendet në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të mire. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/