Site icon Telegrafi

Sulmohet fizikisht një person në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Tre persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht një person të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:30 në sheshin “Skenderbeu”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrës Emergjente rajonale.

“Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente rajonale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version