Telegrafi

Sulmohet fizikisht një person në Leposaviq – policia arreston tre të dyshuar

Foto: Arkiv

Një person është sulmuar fizikisht nga dy të persona tjerë të panjohur. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 02:15 në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.

Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar kosovar-njëri i mitur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/