Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:30 në rrugën “Ali Ibra”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/