Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 në fshatin Grabovc i ulët, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanit mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/