Policia ka njoftuar për një rast të lëndimit të lehtë trupor që ka ndodhur në Burgun e Dubravës.
Sipas policisë viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur për të.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Rasti në hetime. /Telegrafi/