Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij një zyrtar të KEDS-it.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:48 në rrugën “Adem Jashari”, në Viti.
Tutje në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij viktimën mashkull kosovar zyrtar i KEDS-it. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/