Policia e Kosovës njofton se pasditen e djeshme në Gjilan, një person ka sulmuar fizikisht një mjek.
Sipas raportit policor, viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia e ka cilësuar rastin si sulm ndaj personit zyrtar. /Telegrafi/