Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar një person tjetër (i mitur).
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:50 në rrugën “Sheh Myhedini”, në Prishtinë.
Tutje sipas raportit bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/