Një shtetas libanez ka raportuar se tre persona ia kanë marrë kuletën me 400 euro dhe njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën “Dardania”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit ende nuk janë hasur.
“Viktima mashkull shtetas libanez raporton se tre të dyshuar i kanë marrë kuletën me 400 (katërqind) euro dhe njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht viktimën duke i ka shkaktuar lëndim trupor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit ende nuk janë hasur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/