Telegrafi

Sulmohet fizikisht një grua në Graçanicë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet i ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:30, në Graçanicë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/