Një femër është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një femër tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:50, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht një femër kosovare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/