Telegrafi

Sulmohet fizikisht kryetari i Gjykatës Themelore në Vushtrri, Rifat Bllata

Foto: Ilustrim

Policia në Vushtrri raporton se të martën rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht Rifat Bllatën, kryetar i Gjykatës Themelore, dega në Vushtrri lidhur me një lëndë ku ishte i përfshirë si i dyshuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.