Policia në Vushtrri raporton se të martën rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht Rifat Bllatën, kryetar i Gjykatës Themelore, dega në Vushtrri lidhur me një lëndë ku ishte i përfshirë si i dyshuar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.