Kryeministri palestinez, Rami Hamdallah arriti t’i mbijetonte shpërthimit të një bombe, pasi eskorta e tij hyri në Rripin e Gazës duke plagosur lehtë disa njerëz.
Eskorta e Hamdallah po hynte në Gaza për të inauguruar një impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe kjo vizitë e rrallë zyrtare vjen mes një përpjekjeje për të vendosur një marrëveshje mes fraksioneve Fatah dhe Hamas.
Sipas Al Jazeera, transmeton Telegrafi, Hamasi është përgjegjës për bombardimet i cilësuar si “pushteti de facto në Gaza”, por duke mos thënë se bombardimin e ka kryer Hamasi.
Full Hamas statement:
Hamas Islamic Resistance – Hamas condemns targeting Rami Hamadallah’s convoy https://t.co/ShEQpRJwMN pic.twitter.com/ks1fDSbUes— Hamas Movement (@HamasInfoEn) March 13, 2018
Grupi i Hamasit dënoi bombardimet përmes një postimi në Twitter duke thënë se kjo është një përpjekje për të ‘zmbrapsur’ përpjekjet e pajtimit palestinez. /Telegrafi/