Site icon Telegrafi

Sulmohet ekipi i TV24

Ekipi i TV24 është sulmuar në Shtip përderisa ata kanë qenë duke e bërë detyrën e tyre, informimin për një kronikë për një qendër tregtare në qytet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Personi që ka sulmuar gazetarin dhe kameramanin është prezentuar si sigurim i qendrës tregtare.

Njëherit është ofruar dhe ju është kërcënuar verbalisht duke ju thënë se do të ju’a thej kamerat dhe pastaj me duar ka tentuar të bëjë të njejtën gjë.

Rrjedhimisht, ekipi i TV24 më herët ka nxjerrë një kronikë ku flitet për mbindërtimin e dyshimtë të kësaj qendre tregtare. /Telegrafi/

Exit mobile version