Telegrafi

Sulmohet ekipi i RTV21 nga protestuesit serbë, goditet gazetari

Ekipi i RTV21 është sulmuar prapë derisa po raportonte në veri të vendit konkretisht në Zveçan.

Atje po raportonin gazetari Burim Zariqi dhe kameramani Arian Havolli.

Gazetari Burim Zariqi është goditue nga një protestues.

Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Ai ka thënë se gazetarët janë në rrezik në veri të vendit. /Telegrafi/