Telegrafi

Sulmohet e mitura në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një vajzë e mitur është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një tjetër të mitur.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00 në “Lagja e Spitalit”, ndërsa e mitura është arrestuar të mërkurën, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më datën 27.04.2022 është arrestuar e dyshuara e mitur femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën e mitur femër kosovare. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/