Site icon Telegrafi

Sulmohet drejtori i Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pas dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 14:15.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar-drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version