Site icon Telegrafi

Sulmohet drejtori i Urbanizimit në Gjakovë, dyshohet se deri te sulmi erdhi shkaku i një toke që është dhënë për ndërtim

Drejtorit i Urbanizimit të Komunës së Gjakovës, A.B është sulmuar sot në një lokal nga një qytetar.

Sulmi dyshohet se ka ardhur për shkak të një toke e cila është dhënë për ndërtim.

Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj.

Duke përshkruar situatën, Gjurkaj ka thënë se rasti ka ndodhur në një lokal ku kishte shkuar një person dhe iu kishte drejtuar atij me fjalët “A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ja bo qashtu a” dhe pas këtyre fjalëve i njëjti e kishte goditur me boks viktimën duke i shkaktuar lëndime ne hunde dhe ia kishte thyer syzet”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimës deri te konflikti kishte ardhur për shkak te një toke ku i dyshuari pretendon se e njëjta është e dajës se tij dhe kërkon nga viktima që të mos ia jap dikujt tjetër për ndërtim. I dyshuari është kërkuar mirëpo i njëjti nuk është hasur. Ne lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”, tha Gjurkaj. /Telegrafi/

Exit mobile version