Një incident ka ndodhur gjatë protestës së opozitës në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është sulmuar nga një person teksa po marshonte me protestuesit drejt bulevardit kryesor.
Momenti i sulmit ka krijuar panik midis qytetarëve pjesëmarrës në protestë.
Një qytetarët është shkëputur nga turma dhe ka qëlluar Berishën me grusht.
Nga pamjet në media, Berisha ka marrë një goditje në fytyrë që i ka shkaktuar gjakderdhje.
Pas një mjekimi të shpejtë, Berisha ka vazhduar marshimin dhe ka dal përpara protestuesve në podiumin e ngritur për këtë rast.
Pak minuta më pas është arrestuar nga policia edhe autori i ngjarjes. Personi që ka sulmuar Berishën është neutralizuar nga truprojat e kreut të PD-së. /Telegrafi/