Site icon Telegrafi

Çitaku kërkon falje, bie pre e lajmit të rrejshëm: Nuk kishte sulm të autobusit të Kosovës në Serbi

E plotësuar: Ambasadorja e Kosovës në Washington, përmes Facebook-ut kërkon falje për postimin e mëparshëm për sulm të autobusit të Kosovës në Serbi. Ajo kërkon falje që shpërndau një lajm të rrejshëm.

“Posa jam informuar se kompania është duke mohuar se ka pasur një sulm. Me sa duket ishte një lajm i rrejshëm. Unë sinqerisht ju kërkoj falje. Mediumi që raportoi lajmin për sulmin me sa duket nuk e ka kontaktuar kompaninë e autobusit.

Ndjehem tmerrësisht keq se kurrë nuk do të doja të shpërndaja një lajm të rrejshëm e të shkaktoj panik.

Ky është një mësim i mirë për mua, dhe pjesa tjetër prej nesh është mirë të kontrollojë më mirë burimet tona të informacionit.

Lajm i rreme është i rrezikshëm. Kjo mund të nxis konfuzion dhe pasiguri”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/


Sulmohet autobusi i Kosovës në Serbi, reagon ambasadorja Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se një autobus që transportonte banorë të Kosovës është sulmuar sot në Serbi.

“Një autobus që transportonte kosovarët është sulmuar sot në Serbi. Ndoshta duhet të thërrasim takimin e Këshillit të Sigurisë. Hipokrizi. Standarde të dyfishta. A e ka dënuar dikush këtë sulm nga komuniteti ndërkombëtar?”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version